“Një lypës nga Elbasani ka thënë mëma e diturisë është praktika. Dhe normale online është nisma më e madhe për të lënë një popull injorant.”
Me nisjen e vitit të ri akademik pjesa më e madhe e studenteve të universiteteve dhe kolegjeve të qyteteve të ndryshme të vendi mendojnë se mësim online nuk është efektiv.
Në Durrës më shumë problem e kanë të rinjtë që janë regjistruar në degë që më shumë se leksionet ju nevojitet praktika.
“Ne jemi shkollë profesionale dhe baza jonë është praktika që duhet të dëgjojmë kapitenë të e detit. Të paktën të koordinohemi.”
Ndërkohë që rektoria Ksanela Sotirofski thotë se për dy ditë studentët do të njihen me platformën.
“Për sa i përket masave ishim përgatitur të kishim një mësim të kombinuar mes online dhe auditorit. Pak ditë më parë adoptuam sistemin në online. Për dy ditë studentët do që të njihen me platformën.”
Edhe studentët në Vlorë preferojnë mësim në auditor Janë kryesisht studentët e vit të parë që thonë se e kanë më të domosdoshme që mësimin dhe seminaret ti marrin në klasa.
Po ka dhe studentë që thonë se disa leksione nuk është e mundur t’i kuptojnë online
Ndërkohë në Shkodër, rektorja e universitetit Luigj Gurakuqi, Suzana Golemi jep këtë mesazh për studentët.
“Shpresova të ishim në auditor por vetëdijshme se situata qe po kalojmë nga pandemia është e vështirë dhe keni pritur kthimin në auditore, por rregullat e vendosura na e pamundësojnë, prandaj t’i respektojmë për të mbrojtur veten dhe të tjerët”. /abcnews.al/


