Meta nuk i ndahet Referendumit, mesazhi që ka sot

schedule11:19 - 22 Nëntor, 2019

schedule 11:19 - 22 Nëntor, 2019

Teksa Komisioni Hetimor i ngritur për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit Ilir Meta ka nisur mbledhjen, kreu i shtetit ka ndarë një mesazh.

Meta ka zgjedhur rrjetet sociale, teksa kujton se sot është dita e referendumit, ku qytetarët vendosën për Kushtetutën, ndërsa thekson se është koha për një të ri.

“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”, shkruan Meta.

Ditën e djeshme Meta sfidoi hapur kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar Referendum për çështjen e Gjykatës Kushtetuese, pas ngërçit të krijuar./abcnews.al