TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story” komentoi prezencën e këshilltarëve në fushatën e PD, të cilët iu drejtuan turmës në gjuhën angleze. Sipas Çupit, këto tregojnë kompleks inferioriteti që ka PD.
“Është inferioritet është kompleks i madh inferioriteti., është mielli i fundit në thesin e PD. Nuk ka askënd që mund të bindë dikë dhe merr hua dikë nga Amerika. Berisha mendon për të tijët, që ta kenë frikë ata. Edhe Lacivita bën sikur u thotë disa gjëra dhe këtë bëjnë sikur po i dëgjojnë perla.
Realisht të dyja palët mashtrojnë të dyja palët sy për sy, sepse këtyre në Shqipëri iu duhet trumbetuar që po na ndihmon Trump dhe ai i di shumë mirë se po i mashtrojë si përfaqësues i Trump”, tha Çupi/abcnews.al