“Mesazhet e mjekëve”, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për “lajmet e rreme”

schedule10:50 - 25 Mars, 2020

schedule 10:50 - 25 Mars, 2020

Prokuroria e Tiranës më herët ka nisur hetimet për abuzimin me çmimet ne situaten emergjente qe ka shkaktuar ne vend Koronavirusi.

Prokuroria ka konstatuar disa raste dhe vazhdon hetimet, për të tjera raste ndërkohë që është evituar marrja në pyetje e personave përgjegjës, për shkak të masave parandaluese.

Në lidhje me mesazhet false me të cilat është abuzuar nën emrin e mjekëve, që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar panik tek qytetarët, prokuroria e Tiranës pritet të njoftojë se çfarë është bërë me këtë çështje, ka nisur ose jo procedimin penal.

Ndërkohë që në lidhje me abuzimin e çmimeve në farmacitë e kryeqytetit mësohet se Prokuroria e Tiranës ka identifikuar disa prej tyre si persona përgjegjës por ende nuk i ka marrë në pyetje për shkak të ruajtjes së distancës si  masë sigurie duke kërkuar kohë deri në përfundim të hetimeve./abcnews.al