Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Mesazh nga Haga për Prishtinën/ Avokati: Kosova të ndjekë modelin e Shqipërisë!

schedule17:22 - 15 Maj, 2026

schedule 17:22 - 15 Maj, 2026

Hashim Thaçi në mesazhin e tij nga Haga për Kosovën thekson se, pavarësisht ndryshimeve në qëndrime, duhet treguar unitet shtetëror.

Ish-presidentin dhe kryeministrin e shqetësojnë sanksionet e BE-së dhe qëndrimi i SHBA-ve me Prishtinën. Këshilla e tij për politikën kosovare është që të ndiqet shembulli i Shqipërisë, që po përparon drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se Kosova duhet të marrë shembull nga Shqipëria në rrugëtimin drejt NATO-s dhe të ndjekë politika të koordinuara me aleatët ndërkombëtarë, sidomos me SHBA-në.



Sipas tij, mbështetja e SHBA-së dhe BE-së është thelbësore për suksesin e Kosovës në proceset integruese dhe për ndërtimin e fqinjësisë së mirë. Bajraktari theksoi se partneriteti me SHBA-në ka sjellë gjithmonë rezultate pozitive për Kosovën dhe se përvojat e Shqipërisë duhet të shërbejnë si model.

“Ishte përçuar si një mesazh i rëndësishëm për koordinimin dhe marrjen shembull të Shqipërisë në drejtim të rrugëtimit drejt NATO-s. Pa mbështetje dhe koordinim të aleatëve, sidomos të SHBA-së, është e pamundur të imagjinohen suksese edhe në këtë drejtim. Politika që ndjek Rama në raport me integrimin, tha me të drejtë se duhet të ndiqet nga Kosova.

Fqinjësia e mirë është kusht i domosdoshëm për integrimin dhe, me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, do të mund të jetë e mirë për Kosovën. Sa herë që kemi pasur partneritete me SHBA-në, natyrisht që suksesi për Kosovën ka qenë i dukshëm. Për proceset që ka kaluar vendi ynë, Thaçi me të drejtë rekomandon një gjë të tillë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!