Mes tyre 232 fëmijë, rusët kanë vrarë 4,600 civilë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

schedule15:31 - 23 Maj, 2022

schedule 15:31 - 23 Maj, 2022

Ushtria ruse u ka marrë jetën të paktën 4,600 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë këtu edhe 232 fëmijë. Shifrat janë bërë të ditura nga Prokurorja e Përgjithshëm e Ukrainës, Iryna Venediktova e cituar nga Kyiv Independent.

Sipas raportimeve, Venediktova ka shtuar se shifrat nuk përfshijnë të dhëna nga territoret që tashmë janë të pushtuara nga Rusia. Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar edhe një herë se mbyllja e porteve të Ukrainës është luftë ndaj sigurisë globale ushqimore.

“Të mos lejosh hapjen e porteve të Ukrainës do të thotë t’i deklarosh luftën sigurisë botërore të ushqimit.” Kështu është shprehur sot David Beasley, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së nga Zvicra.

“Bllokimi i eksportit të grurit nga Ukraina në vendet e tjera vë në rrezik 400 milionë njerëz,”shtoi Beasley. /abcnews.al/