Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merret vendimi për shkollat: Zgjatet afati i mbylljes, kjo është data e re

schedule17:35 - 19 Mars, 2020

schedule 17:35 - 19 Mars, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar gjatë një lidhjeje direkte me Abc News se afati për mbylljen e shkollave dhe të çerdheve në vend do të shtyhet. Si fillim u vendos që shkollat dhe çerdhet në vend të mbylleshin deri më 23 mars për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Po tashmë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin dhe kanë sugjeruar për shtyrjen e shkollës, kopshtet dhe çerdhet deri në datën 3 prill.

Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh:



“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin dhe më kanë sugjeruar për shtyrjen e shkollës, kopshtet dhe çerdhet deri në datën 3 prill.”

Që në fillim është sqaruar nga ministria se fëmijët nuk janë të rrezikuar nga Covid-19, por mbyllja e shkollave dhe kopshteve është masë e nevojshme pasi ata mund të mos kenë simptoma por mund të jenë bartës dhe kështu “ndihmojnë” në përhapjen më tej të virusit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!