“Merre ti, ma jep mua”, Icardi drejt Serie A. Gjithçka e menduar me detaje

schedule14:51 - 14 Shkurt, 2020

schedule 14:51 - 14 Shkurt, 2020

Te Juventusi po shënon vetëm Cristiano Ronaldo. Sulmuesit e tjerë po vuajnë për të dërguar topin në rrjetë, mes tyre edhe Gonzalo Higuain që ka shënuar golin e fundit me 6 janar. Bardhezinjtë i janë rikthyer pistës Mauro Icardi. Argjentinasi e nisi mirë aventurën me PSG, por tani është frenuar, nuk shënon prej 6 javësh dhe ka përfunduar në pankinë.

Kampionët e Francës nuk janë të bindur 100% për të paguar 70 milion euro tek Interi për kartonin e sulmuesit argjentinas. Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se Fabio Paratici po shtyn PSG-në të paguajë këtë shumë te zikaltrit. Drejtori sportiv i bardhezinjve i ka kërkuar Leonardos të blejë 26-vjeçarin dhe ta kalojë më pas në Torino në fund të sezonit.

Juventusi është gati të dhurojë Miralem Pjanic në shkëmbim, lojtar që i pëlqen shumë Leonardos, drejtorit sportiv të klubit francez. PSG mund të zgjedhë edhe ndonjë lojtar tjetër dhe Paratici është gati t’ua plotësojë dëshirën.

Ai e dëshiron me çdo kusht Icardin, i cili do të pranonte me kënaqësi rikthimin në Itali. Zëvendësuesi i Pjanic? Jorginho. Sarri ka një raport fantastik me të dhe lojtari i kombëtares italiane nuk do ngurronte të rikthehej në Serie A, tashmë me ngjyrat bardhezi mbi supe. /abcnews.al