Merr fund aventura me Kukësin, Eduart Rroca transferohet në Turqi

schedule17:07 - 18 Shtator, 2020

schedule 17:07 - 18 Shtator, 2020

Ndeshja ndaj Wolfsburg ishte e fundit me fanellën e Kukësit për Eduart Rrocën. Fantazisti largohet nga verilindorët pas 1.5 viteve dhe do të vijojë karrierën në Turqi.

27-vjeçari nga Librazhdi ka arritur akordin me Istanbulspor, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit turk. 9 gola shënoi me Kukësin lojtari ofensiv, i cili është gati për aventurën e re.

Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Wolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!

View this post on Instagram

NJOFTIM I KLUBIT
Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Wolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!
Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin, klubi vendosi ta ointe të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk. Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin tonë dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga presidenca.
Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë. Suksese Eduart!

A post shared by F.K. Kukësi (@fkkukesialbania) on

Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin, klubi vendosi ta linte të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk.

Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin tonë dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga presidenca.

Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë. Suksese Eduart“, lexohet në komunikatën e nënkampionëve të Shqipërisë. /abcnews.al