Merkel paralajmëron gjermanët për një valë të tretë të koronavirusit

schedule10:49 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 10:49 - 1 Dhjetor, 2020

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar vendin për një valë të tretë koronavirusi, nëse nuk respektohen masat anti-Covid.

Paralajmërimi i Merkel vjen në një kohë ku e gjithë Evropa është përfshirë nga një rritje e konsiderueshme rastesh me Covid-19.

“Duhet të vijojmë që të jemi shumë, shumë të kujdesshëm këtë dimër. Në të kundërt do të përballemi menjëherë me valën e radhës,” tha kancelaria Merkel në një video-konferencë me oficerit e policish të hënën.

“Na duhet që t’u mbijetojmë këtyre muajve të dimrit,” shtoi ajo.

Vendi numëron gjithsej 1,067,473 raste të konfirmuara dhe 16,636 vdekje të lidhura me virusin, sipas Institutit Robert Koch, Qendra Gjermane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. s.b/abcnews.al/