Merkato tek Arsenali, Milani tenton të përforcojë sulmin me një afrikan

schedule22:58 - 16 Nëntor, 2020

schedule 22:58 - 16 Nëntor, 2020

Emri i fundit që flitet si një nga përforcimet e Milanit në merkaton e janarit, është Nicolas Pepe. Arsenali shpenzoi 80 milion euro për ta blerë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë nga Lille në gushtin e vitit të kaluar.

Ky sezon nuk po shkon në mënyrën e duhur për 25-vjeçarin, i cili numëron vetëm 228 minuta aktivizim në Premier League. Milani është gati t’i dhurojë një fanellë titullari në krahun e djathtë të sulmit.

 

Granit Xhaka dhe Pepe jatë një seance stërvitore me Arsenalin

Lajmet që vijnë nga Anglia janë pozitive për tifozët e “Djallit”, teksa edhe “bookmakers”-at besojnë se afrikani mund të transferohet në Serie A në janar. Sigurisht prej faktit që ka humbur postin e titullarit dhë në formë huazimi. /abcnews.al