Merkato te PSG, Ronaldo: Juventus, investo te ky futbollist

schedule14:42 - 25 Nëntor, 2020

schedule 14:42 - 25 Nëntor, 2020

Zërat e merkatos nuk mbarojnë kurrë. Juventusi ka një portier të mirë mes shtyllave, Wojciech Szczesny ka dhuruar paraqitje pozitive si portier i bardhezinjve, por kjo nuk i pengon drejtuesit të shohin për alternativa të tjera.

Emri që lidhet me kampionët e Italisë është Keylor Navas. Portieri nga Kosta Rika, ka shkëlqyer me Real Madrid dhe prej vitit 2019 është pjesë e PSG. Ai që po insiston që 33-vjeçari të transferohet në Torino, është Cristiano Ronaldo.

 

Kur ishin pjesë e Real Madrid…

Ylli portugez ka një miqësi të madhe me Keylor Navas, e vlerëson shumë si portier dhe po tenton të bindë drejtuesit e Juventusit të investojnë te ish-shoku i skuadrës te “Los Blancos”, teksa Navas nuk e refuzonte bashkimin me CR7. /abcnews.al