Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Merkato edhe në Portugali, Egnatia e Maganit do Superioren me çdo kusht

schedule20:38 - 2 Tetor, 2020

schedule 20:38 - 2 Tetor, 2020

Egnatia ka vënë kandidaturën për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e rinj të klubit e nisën punën me emërimin e trajnerit Gugash Magani, i cili në Rrogozhinë ka zbarkuar së bashku me djemtë e tij, Endrienin dhe Arturin.

Ky i fundit sot shënoi në triumfin 2-0 kundër Teutës që pretendon titullin kampion në Superiore, ndërkohë që gjatë miqësoreve të verës Egnatia ka munduar edhe Partizanin. Sigurisht ata e dinë se këto janë vetëm miqësore dhe në kampionat do të jetë tjetër melodi.

Drejtuesit nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe janë munduar të vënë në dispozicion të trajnerit Gugash Magani një grup të plotë. Edhe sot ata kanë bërë një lëvizje në merkato, teksa ka mbërritur në vendin tonë një brazilian.



Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Guilherme Eller, i cili sigurisht nuk është se njihet në vendin tonë. 21-vjeçar i luan si mesfushor dhe në vendlindjen e tij ka qenë pjesë e Figuireinse U20, për të kaluar më pas në Portugali te Rio Ave, ku ka luajtur me ekipin e 23-vjeçarëve dhe me ekipin B.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!