MEPJ: Vdekja e Florenc Beqirit po hetohet nga Franca

schedule08:26 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 08:26 - 25 Dhjetor, 2017

Mbrëmjen e së dielës Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë pati një reagim për rastin e shqiptarit që ndërroi jetë në Marsejë të Francës.Kjo ministri njoftoi se Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar Ambasadën e Shqipërisë në Paris, përmes një komunikimi zyrtar, mbi vdekjen e shtetasit shqiptar Florenc Beqiraj në qëndrën spitalore Marsej-Nord.
Në këtë komunikim sqarohet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrativ në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.

23 vjecarit sqaron ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe u transportua në qendrën spitalore të Marsej-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua po me datë 14 dhjetor për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë. Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon.
Ministria e Brendshme Franceze nënvizon se do të vazhdojë të informojë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të gjitha informacionet e nevojshme që do të përcillen nga Prokuroria e Marsejës mbi vazhdimin e hetimit që po kryhet. Ndërkohë që Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje aktorëve politikë të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!