Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mënyra e arrestimit mund të ishte shmangur”/ Nura pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Në takim u fol qartë! Duhet reflektim për rastin e Vlora Hysenit

schedule13:37 - 28 Shtator, 2026

schedule 13:37 - 28 Shtator, 2026

Analisti Artur Nura, analizoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të thirru nga Presidenti që u zhvillua ditën e sotme. I pranishëm në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Analisti gjatë intervistës, në “News Line” në ABC News argumentoi arsyet përse sipas tij, mënyra e arrestimit të Vlora Hysenit në detyrë nuk ishte e duhura dhe se ajo mënyrë arrestimi dëmtoi imazhin e vendit.

“Në mbledhjen e sigurisë u fol qartë dhe u nxor mësim. Ne kemi bërë një reformë të Vetting dhe shumica qeverisëse i ka dhënë pavarësi sistemit të drejtësisë. Por duhet të kujtojmë se sistemi i drejtësisë funksionon në mënyrë të pavarur individuale. Pra nesër mund të dalë një prokuror që të ketë interesa kundër shtetit. Si mund të zgjidhet kjo? Shtetit duhet të funksionojë në raport me moscënimin e interesit të përgjithshëm, duhet të mos lejohen individë të kenë mundësi të abuzojnë me të drejtën e shtetit. Ajo nuk duhet të ishte arrestuar ndërsa ishte në detyrë, apo në shërbim në takim me aleatë, po kur kryeministri i vendit ishte në takim jashtë. Unë sugjeroj që do të duhet t’i sugjerohet sistemit të drejtësisë të ketë një grup prokurorësh dhe gjykatës dhe të kenë kompetencë për të gjykuar raste konkrete. Të kenë garanci që janë në interes të shtetit. Sepse edhe sot dëmi është bërë, por edhe imazhi i Shqipërisë…”, tha ai.



Me tej shtoi: Fakti që thërritën drejtuesin më të lartë të SPAK në Këshillin e Sigurimit kjo përcjell edhe masazh, dhe ka edhe një reflektim nga individë në sistemin në drejtësi, por edhe drejtuesit. Unë besoj që kjo do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!