Mëngjesi nis i kthjellët, si do të jetë moti këtë të martë

schedule07:22 - 2 Mars, 2021

schedule 07:22 - 2 Mars, 2021

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore veriore-verilindore duke bërë vendi ynë të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta por vranësira kalimtare do këtë në zonat malore, situatë e cila vijon deri në mesditë kur vranësirat kalimtare shfaqen nëpër territor.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Vijon moti i kthjellët dhe i ftohtë mbizotëron në terrritorin e Kosovës. Herë pas here do të ketë vranësira nëpër të gjithë vendin, KU më të dukshme do jenë në
veri verilindje.

Maqedonia e Veriut
Dita e martë mbetet me mot të kthjellët në MV. Vranësira të lehta e kalimtare shfaqen gjatë orëve të pasdites, më të dendura në zonat lindore. Vijojnë në
rënie temperaturat edhe të martën ./abcnews.al