Meksika tejkalon Spanjën për numrin e viktimave nga Covid-19

schedule08:55 - 2 Korrik, 2020

schedule 08:55 - 2 Korrik, 2020

Meksika ka tejkaluar Spanjën sa i përket numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

Të mërkurën, në bazë të të dhënave të publikuar nga autoritetet vendase,bilanci i viktimave në Meksikë u rrit në 28,364. Brenda 24 orëve u regjistruan 741 viktima.

Ndërsa, totali i viktimave Covid-19 në Spanjë ishte 28,364 të mërkurën mbrëma. Kështu, Meksika është tashmë vendi i gjashtë në botë me numrin më të lartë të viktimave.

Po ashtu, ministria e Shëndetit në Meksikë raportoi 5,681 raste të reja me koronaviurs duke bërë që totali i të infektuarve të rritet në 231,770. /abcnews.al/