Mëkati fiskal që Rama kërkon të falë, Xhepa: Në Shqipëri janë bërë disa, asnjëra efektive

23:13 | 06/03/202023:130

Profesori dhe eksperti i ekonomisë  Selami Xhepa ishte i ftuar në “Provokacija” më gazetarin Mustafa Nano. Në diskutim me Nanon, Profesor Xhepa foli për nismën më të fundit të kryeministrit Rama, atë të amnistisë fiskale, të cilin e premtoi gjatë zhvillimeve në Kongresin e Partisë Socialiste.

Kjo nismë ka provokuar diskutim dhe debate, për të cilën edhe profesor Xhepa u shpreh se ishte skeptik për të.

Pjesë nga biseda:

Mustafa Nano: A ju ka ngacmuar nisma e amnistisë fiskale?

Selami Xhepa: Më ka ngacmuar sepse nuk është një çështje që zgjohet për herë të parë në debatin publik. Ka qenë prej kohësh çështje debati.

Në traditën judaike ekziston koncepti i vitit jubilar, e cila thotë se 1 herë në 99 vjet, që quhej viti jubilar, fshiheshin gjithë detyrimet, dhe detyrimet nuk nënkuptonin vetëm qytetarët me shtetin, por edhe detyrimet private me njëri-tjetrin. Ideja e amnistisë është për të çliruar shoqërinë nga mëkati, gabimi etj. E gjejmë edhe në mesin e viteve 500 me Solonin, e cila njihet si falja më e madhe që është bërë ndonjëherë, për shkak se fermerët kishin lënë gjithë tokën peng nëpër banka, dhe po rrënonte gjithë shoqërinë e Athinës, kështu që dua të them se kjo është një histori shumë e vjetër. Koncepti nuk ndryshon është njëlloj.

Mustafa Nano: Çdo të thotë amnisti fiskale?

Selami Xhepa: Ideja është që individë, biznese të cilët gjatë një periudhe të caktuar kanë gjeneruar të ardhura për të cilat nuk kanë deklaruar shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe detyrime të tjera që kanë në raport me shtetin, qeveria institucionet publike kryejnë një lloj programi për ti formalizuar këto. Sidomos në ekonomitë si ajo e shqipërisë dhe ajo në tranzicion të cilat hynë në rrugën e ndërtimit të ekonomisë së tregut pa patur ligje, dhe së dyti kur ligjet kanë ndryshuar me një frekuencë jashtëzakonisht të lartë. Ideja e amnistive shpesh herë synon që të shkojë shumë larg, për të amnistuar edhe ato para që vijnë nga burime kriminale. Ky është problemi dhe shqetësimi serioz që kemi sot. Shumë shtete kanë bërë amnisti fiskale, Zvicra psh që nga lufta e dytë botërore ka bërë vetëm 3 amnisti. Si rregull ato bëhen shumë rrallë. Mënyra se si bëhet një reformë ka rëndësi thelbësore për të patur eficencë apo suksesin e saj. Kur bëhet në një masë të kësaj natyre duhet të jetë një paketë e madhe e reformimit të sistemit, nuk mund të vijë si një masë e vetme jo e inkuadruar në një paketë të madhe reformash. Në Shqipëri janë bërë disa, dhe asnjëra nga ato nuk është efektive, më e madhje është bërë në vitin 2011 nga qeveria e Berishës. Iniciativa e Kryeministrit është thjesht një deklaratë në Kogres dhe asgjë e menduar mirë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono