Analisti politik Arben Meçe deklaroi se protestat dhe reagimet e fundit nuk mund të shpjegohen thjesht si iniciativa spontane të një grupi të vogël qytetarësh, por sipas tij janë pjesë e një mekanizmi të organizuar me objektiv destabilizimin e vendit.
Sipas Meçes, ekziston një presion i orkestruar që synon goditjen e rendit publik dhe krijimin e klimës së pasigurisë.
Ai përmendi edhe vizitën e Ivankës në terren disa muaj më parë, duke nënvizuar se perceptimi publik në atë kohë ishte pozitiv.
“Ka meme nga më të ndryshme, ka individë që e kanë kthyer në trend të dalin në protestë, kjo tezë politike, nëse ka një lëvizje europiane, objektivi i tyre është destabilizimi i Shqipërisë.
Çdo qytetar, me këtë presion të orkestruar, e ka të pamundur që këtë bullizim ta bëjnë 4 mijë veta që janë në shesh; kjo bëhet me një mekanizëm të fuqishëm, të mirëorganizuar, që është prezent.
Duan ta destabilizojnë rendin publik, ka qenë e paralajmëruar një ngjarje e tillë. Shqiptarët kanë pasur dijeni për këtë investim; në atë vend, xhirimet para katër muajsh ishin që Ivanka po vizitonte terrenin.
Perceptimi në Republikën e Shqipërisë ishte: sa mirë që do ta kemi. Dhe vjen një ditë dhe shpërthen, shpërthen nga territore të caktuara. Dalin teori konspirative, godasin rendin, ndërtojnë politika antiamerikane dhe antieuropiane, dhe shkon përtej Iranit.”


