Meghan Markle dhe Princ Harry me një shfaqje televizive në Netflix

schedule09:52 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:52 - 28 Shtator, 2020

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë rënë dakord për një shfaqje telvizive në Netflix. Çifti mbretëror nënshkroi një marrëveshje me Netflix më parë këtë muaj për të prodhuar dokumentarë, filma dhe programe për fëmijë, ndërsa tashmë po pretendohet se ata do të kenë dhe shfaqjen e tyre.

Seritë do të xhirohen përgjatë tre muajve në të cilat do të shfaqen veprimaritë e tyre të bamirësisë, sipas The Sun. Një burim është shprehur: “Do të jetë për tre muaj, por nuk dihet ende nëse kamerat do të lejohen në shtëpinë e tyre. Pjesa më e madhe e serive ka të bëjë me filantropinë e tyre. Por do të jetë një depërtim interesant dhe Meghan shpreson që shikuesit të shohin të vërtetën.”

Meghan Markle dhe Princi Harry

Harry dhe Meghan adresuan marrëveshjen e tyre me Netflix në fillim të muajit, duke thënë: “Fokusi ynë do të jetë në krijimin e përmbajtjes që informon, por gjithashtu jep shpresë. Si prindër të rinj, bërja e një programi frymëzues familjar është gjithashtu e rëndësishme për ne.” xh.d/abcnews.al