Mediet ndërkombëtare pasqyrojnë sulmin fizik ndaj Sali Berishës

schedule15:46 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 15:46 - 6 Dhjetor, 2022

Mediet ndërkombëtare kanë pasqyruar sulmin fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së organizuar nga opozita.

Në të njëjtën kohë që po mbahej Samiti BE-Ballkani Perëndimor, opozita po marshonte në shesh kur Gert Shehu, 31 vjeç goditi me grusht Berishën.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton se “kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.”

Gjithashtu edhe Reuter e ka komentuar ngjarje e sotme në protestë ku ka raportuar se “lideri i opozitës është goditur me grusht nga një person në protestën e organizuar në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.”

Reuters shkruan se  udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull teksa drejtonte turmën e mbështetësve të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestën antiqeveritare që po zhvillohet disa metra larg vendit të një samiti të BE-së.

Protothema shkruan se Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastit, ndërsa lideri i opozitës shqiptare drejtonte një demonstratë antiqeveritare me një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës.

Demonstrata u mbajt pak metra larg vendit ku do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor./Abcnews.al/