Mediat amerikane: Të gjithë ishin kundër ndarjes së Kosovës

schedule15:21 - 13 Gusht, 2018

schedule 15:21 - 13 Gusht, 2018

Sipas agjencisë amerikane të lajmeve online BazFid, qëndrimi i Uashingtonit rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ndryshojë tashmë që president është Donald Tramp. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës e kundërshton këtë ide që rrezikon ekuilibrat në Ballkanin Perëndimor.

Kryeqytetet kryesore europiane janë kundër ndarjes së Kosovës, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbanin dikur të njëjtin qëndrim, por me ardhjen e Donald Trump në shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i administratës amerikane ka ndryshuar. Sipas një artikulli të publikuar në BazFid, një agjenci amerikane e njohur lajmesh online, zyrtarë europianë janë të shqetësuar se qëndrimi i administratës Tramp mund të prishë ekuilibrat në rajonin në jug të Europës.

Më tej, thuhet se Uashingtoni gjithnjë ka qenë kundërç propozimi për lëvizjen e kufijve në Ballkanin Perëndimor, me frikën se një lëvizje e tillë do të prishte ekuilibrin delikat të rajonit. Por në presidencën e Donald Tramp, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë një qëndrim krejt ndryshe për këtë temë. Duke cituar dy burime diplomatike, në artikull shkruhet se sipas një plani ende të pambështetur zyrtarisht nga Serbia, veriu i Kosovës ku pjesa më e madhe e banorëve janë serbë do i jepet Serbisë, dhe Kosova në këmbim do të marrë një pjesë të jugut të Serbisë ku ka më shumë popullsi etnike shqiptare.

BuzzFeed më tej citon një diplomat francez, i cili zgjedh të qëndrojë anonim, i cili thotë se vetë ideja për ndryshim kufijsh është destabilizuese. Kufijtë janë si eksplozivi, u shpreh ai. Asnjë nuk e di se çfarë ndodh kur preken kufijtë. Ndërkohë, Gjermania shumë hapur vazhdon të kundërshtojë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë./abcnews.al