Me pistoletë me mulli, e priti pranë shtëpisë për ta ekzekutuar: Si ndodhi vrasja për gjakmarrje në Lezhë

schedule12:48 - 24 Janar, 2022

schedule 12:48 - 24 Janar, 2022

Policia ka arrestuar 17-vjeçarin Florjan Përvathin për vrasjen e Lekë Lekëgjonajt mesditen e sotme në Manati të Lezhës. 65-vjeçari është vrarë pranë banesës së tij nga adoleshenti, i cili sipas policisë dyshohet se ka qëlluar me një pistoletë më mulli.

Arma e dyshuar e krimit

Blutë e Lezhës dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje pasi 11 vite më parë, vëllai i 65-vjeçarit Lekë Lekëgjonaj kishte vrarë babain e të riut.

Menjëherë pas ngjarjes, në Manati kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po administrojnë vendin e krimit.

Lezhë/Informacion paraprak

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!