Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Përdorimi i Gjuhës Shqipe në RMV/ Afrim Gashi për ABC News: Është formuar grupi i punës, shumë shpejt do ketë zgjidhje

schedule12:56 - 14 Prill, 2026

schedule 12:56 - 14 Prill, 2026

Në një konferencë për mediat kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi u pyet nga gazetarja e “ABC News” Habi Hoxha lidhur me çështjen e Gjuhës Shqipe dhe protestën e studentëve.

Ai u shpreh se autoritetet po punojnë dhe shumë shpejt do ketë një zgjidhje.

“Gjuha shqipe askujt nuk i bën dëm. Dhe nëse ne e përfaqësojmë këtë problem besoj se edhe zgjidhjet vijnë shumë shpejt. Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me studentët, i ka dhënë përkrahje. Arsyeja përse nuk kam qenë në protestë, është sepse mendoj se protesta nuk duhet politizuar. Autoritetet qeveritare kanë premtuar se po punojnë dhe se është formuar grupi i punës dhe unë jam shumë i bindur se do të gjendjet zgjidhje”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!