“Më lodhët, s’luaj dot me 15 titullarë! Klopp dhe Guardiolës s’ia bëni këto pyetje”

schedule17:57 - 16 Korrik, 2020

schedule 17:57 - 16 Korrik, 2020

Tottenham është skuadra e tretë angleze që drejton Jose Mourinho, pas Chelsea dhe Manchester United. Portugezi nuk kishte fituar kurrë në fushën e Newcastle, por dje ia doli. Djemtë e tij triumfuan 1-3 në fushën e “Qymyrxhinjve”, triumfi i dytë radhazi pas atij në derbin kundër Arsenalit.

55 pikë numërojnë Spurs, që renditen në vendin e shtatë për momentin. “Special One” analizoi fitoren në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa u kap edhe me një nga gazetarët e pranishëm në sallë.

Golat e NEWCASTLE-TOTTENHAM

Skuadra ishte e lodhur, por u treguam të aftë për të vuajtur dhe fituam. Ekziston dëshira për të realizuar objektivin tonë. Ishim në vend të katërt kur mora drejtimin e Tottenham dhe do të përpiqemi të kualifikohemi në Europa League nëse nuk ia dalim të renditemi në katërshen e parë.

Taktika? Këto lloj pyetjesh të aspektit taktik, mi bëni vetëm mua. Nuk e pyesni kurrë Lampard, Klopp apo Guardiolën për zgjedhje tekniko-taktike. Nëse Lampard fut Pulisic titullar, askush nuk e pyet se pse nuk aktivizoi Hudson-Odoi.

Nëse Pep lë Bernardo Silvën në stol, askush nuk e pyet për shkakun. Duket sikur unë jam i vetmi trajner që duhet të aktivizoj 15 lojtarë si titullarë. Ose jam i vetmi trajner që nuk kam të drejtë të kem lojtarë të mirë në pankinë“, përfundon Jose Mourinho. /abcnews.al