“Me keq se Lufta e Dytë Botërore”, pensionistët e kanë të pamundur të qëndrojnë të izoluar

schedule14:57 - 28 Mars, 2020

schedule 14:57 - 28 Mars, 2020

Pas orës 13:00 të kësaj të shtune pensionistëve u është ndaluar të dalin, qoftë për të bërë pazar, qoftë për të marrë medikamente.  Ata, me urdhër të kryeministrit duhet të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre.

“ABC News” takoi disa prej tyre dhe duket se urdhri do të jetë e pamundur të zbatohet nga të gjithë.

“Kjo është me keq se në luftën e dytë botërore”, thotë një qytetar.

“Ai më thot mos dil, ku do të shkoj unë. Do të dal se nuk kam bukë për të ngrënë”, shprehet ai.

Një pjesë e madhe e pensionistëve janë të vetëdijshëm se ata janë të rrezikuar të preken dhe pranojnë kufizimin e ri që u është vendosur.

“Nuk do të dalim do të zbatojmë urdhërin. Do të marrim në telefon. Po erdhi njeri mirë, nuk erdhi, do presim”, shprehet një tjetër i moshuar.

Kreu i qeverisë, në urdhrin për ndalim, ka thënë se pensionistët që jetojnë të vetëm do të ndihmohen nga qeveria./abcnews.a;