“Më jep 10 mijë euro të t’i sjellë”, shqiptarja e martuar në Kosovë “arratiset” bashkë me fëmijët, burri e denoncon në polici

schedule09:30 - 17 Maj, 2022

schedule 09:30 - 17 Maj, 2022

Një grua nga Shqipëria e martuar në Obiliq të Kosovës është denoncuar nga bashkëshorti i saj se i ka marrë fëmijët dhe është larguar drejt vendlindjes së saj.

Mësohet se çifti kishte dy vajza të cilët janë marrë nga nëna e tyre dhe kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Bashkëshorti ka denoncuar në polici ndërsa shton se gruaja i ka kërkuar 10 mijë euro për t’i sjellë fëmijët.

Njoftimi i plotë i policisë:

DETYRIM /Obiliq 16.05.2022 – 12:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro. Rasti është duke u hetuar./Abcnews.al