“Më falni jam i ftohur”, kryebashkiaku italian deklaron në emision: Nuk e bëra testin e Koronavirusit, mungonin tamponët

schedule12:20 - 24 Shkurt, 2020

schedule 12:20 - 24 Shkurt, 2020

Itali po përballet me virusin vdekje prurës Koronavirus. Deri tani numërohen 4 viktima dhe rreth 160 të prekur. Gjithsej janë 5 zona të infektuara të cilat autoritetet italiane po përpiqen ti mbajnë të izoluara.

Gazetarët raportojnë minutë pas minuti çdo gjë që ndodh në lidhje me Koronavirusin.

Një nga zonat e prekura është edhe zona e Lodi në veri të Italisë. Duket se Italia ka filluar të paraqesë problematikat e para për pajisjet mjekësore që nevojiten në testet laboratorike që kryejnë analizat e Koronavirusit.

Kryebashkiaku i Bertonico në këtë provincë në një lidhje direkte në Rai 2 duke paraqitur situatën në provincën e tij e nisi bisedën se ishte paksa i ftohur…

-Më falni për zërin, se jam pak i ftohur….

Gazetari: Di Bertoni, mirëmbrëma zotëri, si paraqitet situata në komunën tuaj, dhe si është gjendja e qytetarëve tuaj?

Kryebashkiaku: Situata është shqetësuese por jo aq e rëndë. Njerëzit dalin gjithsesi, shëtisin por e dinë që nuk duhet të dalin nga qyteti.

Gazetari: Psh kryebasjhkiaku që është i ftohur, çfarë bëjmë në rastin e tij, ai ndodhet në zonën e kuqe, çfarë duhet të bëj ai?

Psh ju zoti kryebashkiak e keni bërë testimin?

Kryebashkiaku: Atëherë isha thirrur për të bërë një tampon por u pezullua sepse nuk kishin tamponë…

Gazetari: Kjo është shumë e rëndësishme… nuk është detaj i zakonshëm..nuk ka tamponë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!