Me dy urdhra dëbimi, shqiptari “kokëfortë” kapet me kokainë në Itali, në hetim partnerja shtatzënë

schedule21:14 - 22 Tetor, 2021

schedule 21:14 - 22 Tetor, 2021

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane të mërkurën e datës 20 tetor.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur 15 doza kokainë me peshë 8 gramë , material ambalazhimi dhe 2400 euro në kartëmonedha të vogla të cilat janë sekuestruar nga policia.

Në banesë është gjetur edhe bashkëjetuesja e shqiptarit, e cila është shtatzënë. Ajo do të hetohet vetëm për moskallëzim të aktivitetit kriminal.

Policia bën me dije se kontrolli u krye rreth orës 19:00 të pasdites, pas raportimeve nga fqinjët e çiftit shqiptar. Identiteti i të riut të arrestuar nuk bëhet i ditur.

Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari shqiptar ishte futur në mënyrë të paligjshme në territorin italian.  Ai ishte dëbuar dy herë nga autoritetet dhe ishte rikthyer sërish në mënyrë ilegale. m.v/Abcnews.al