Me “të bardhë” dhe thikë në makinë, arrestohen 2 pasagjerët në Durrës, nën hetim shoferi

schedule12:09 - 17 Gusht, 2022

schedule 12:09 - 17 Gusht, 2022

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona ndërsa një tjetër është vënë nën hetim.

Sipas njoftimit të policisë, të tre personat qarkullonin me doza lëndësh narkotike dhe me mjet prerës (thikë) në automjet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Along”, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasit:

-I. H., 30 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, banues në Durrës dhe Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shtetasve I. H. dhe A. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare, 1 tablet dhe mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/