Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet votimi në Kosovë/ Begaj: Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit

schedule19:32 - 9 Shkurt, 2025

schedule 19:32 - 9 Shkurt, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas mbylljes së votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në një postim në rrjete sociale, presidenti shkruan se qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre të lirë ndërsa shtoi se uron që qeveria e dalë nga këto zgjedhje të vijojë punën për të mirën e vendit.

“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike.”, shkruan Begaj.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!