Mbyllen zyrat dhe shërbimet në kryeqytet, Tirana drejt “paralizimit”

schedule10:11 - 11 Mars, 2020

schedule 10:11 - 11 Mars, 2020

Pas konfirmimit të rasteve të para me Covid-19 edhe në Shqipëri, qeveria ka marrë masa për mbylljen e shkollave, çerdheve dhe kopshteve gjithashtu edhe një sërë zyrash që ofrojnë shërbime për qytetarët. Janë mbyllur lokalet e natës dhe një sërë kategorish të tjera të cilat kishin frekuentime dhe grumbullime njerëzish.

Janë mbyllur një sërë zyrash tashmë në kryeqytet. Pranë zyrave të “Adisës” nuk shërbehet, të gjthë  kanë ndërprerë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që të gjithë qytetarët mund të aplikojnë online.

Zyrat e OSHE dhe UKT kanë përgjysmuar personelin e tyre por vijojnë ende të jenë të hapura, qytetarët që do të shkojnë pranë këtyre zyrave për të bërë pagesat, duhet të qëndrojnë jashtë zyrave dhe duhet të ruajnë një distancë mbi 1 metër nga njëri tjetri.

Në zyrat e UKT, personeli i sigurisë do të sigurojë mbajtjen e distancës mes personave që do të frekuentojnë këto zyra.

Për sa i përket lokaleve, bareve dhe restorantreve, është marrë vendimi që të mos mbyllen por të ruajnë një distancë prej 1m.

Gazetraja e ABC News Erblina Mile raportoi për abcnews.al se frekuentimi i lokaleve gjatë mëngjesit të sotëm, vijon të jetë minimal, ndërkohë palestrat sipas urdhrit të marrë dje duhet të mbyllen. Qarkullimi dhe qytetarët në kryeqytet është reduktuar.

Zyrat postare gjithashtu janë mbyllur, të gjithë pensionistët do ta marrin shërbimin e tyre në shtëpi me kosto 0.

Po ashtu si pasojë e masave të marra nga qeveria shqiptare, zyrat e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara të cilat ofrojnë mbi 50 shërbime, do të qëndrojnë të mbyllura.

Gjatë ditës së sotmë është njoftuar edhe anullimi i të gjithë takimeve nga Partia Socialiste deri në datën 3 Prill./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!