Mbyllen pjesët e para, Laçi kryeson përballë Kukësit, Kastrioti surprizon Tiranën

schedule14:35 - 20 Shkurt, 2022

schedule 14:35 - 20 Shkurt, 2022

Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave që po luhen aktualisht në Laç dhe Kamës.

Kastrioti ka bërë surprizën në pjesën e parë të përballjes me Tiranën, teksa krutanët po kryesojnë me golin e Kaina në minutën e 15-të të takimit.

Tirana nuk ka mundur të barazoi rezultatin me skuadrat që kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0 për krutanët.

Në sfidën tjetër mes Laçit dhe Kukësit, pjesa e parë është mbyllur me shifrat 2-0 me kurbinasit që vazhdojnë me rezultatet pozitive.

Golin e parë për bardhezinjtë e shënoi një ish-lojtarë i Kukësit, Renato Malota në minutën e 8-të, ndërsa goli i dytë për djemtë e Josës do të vinte nga Akinyemi 41’.

Kukësi nuk po arrin të dalë në lojën e tij dhe vetëm në një rast rrezikoi portën e Laçit me anë të Mustës. /f.a/abcnews.al