Mbretëresha, urim të veçantë për Kate dhe William në përvjetorin e tyre të martesës

schedule14:21 - 29 Prill, 2021

schedule 14:21 - 29 Prill, 2021

Sot, princi William dhe dukesha Kate festojnë 10 vjet martesë. Ata publikuan dy foto të ëmbla në këtë përvjetor, ndërsa nuk ka munguar as urimi i Mbretëreshës Elizabeth II.

Përmes një statusi në Twitter, në faqen zyrtare të familjes mbretërore, Mbretëresha ka uruar çiftin për një martesë të lumtur edhe në vijim.

I uroj Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit një përvjetor shumë të lumtur të martesës. Sot bëhen 10 vjet që kur Lartësitë e Tyre Mbretërore shkëmbyen zotime në Westminster Abbey”.

Këtë përvjetor, Kate dhe William nuk do ta festojnë si duhet pasi janë bërë vetëm dy javë nga dhënia e lamtumirës së fundit Dukës së Edinburgut , burrit të Mbretëreshës./abcnews.al