Mbrëmja e gjitha për El Clasicon, si pritet të rreshtohen Reali e Barcelona

schedule13:13 - 10 Prill, 2021

schedule 13:13 - 10 Prill, 2021

Sonte në mbrëmje bota e futbollit mban frymën. Na ndajnë vetëm pak orë nga “El Clasico”, ku padyshim spektakli do të jetë i garantuar. Një sfidë speciale si gjithmonë, por që këtë herë merr një rëndësi më të madhe duke parë edhe renditjen aktuale të dy ekipeve në tabelën e klasifikimit.

Por si priten të rreshtohen Real e Barça sonte. Trajneri Zidane pritet të rreshtojë të njëjtin ekip që zbriti në fushë kundër Liverpool, por me një ndryshim të vogël në mbrotje. Në vend të Fernandez pritet të jetë titullar këtë herë Nacho, ndërkohë që Ramos e Varane vazhdojnë të mos jenë gati.

Ndërkohë, në kampin katalanas është po e njëjta situatë. Ronald Koeman do t’i besojë 11-shes që fitoi 1-0 kundër Real Valladolid. Ka një dilemë për Gerard Piqeu, i cili pritet ta startojë ndeshjen nga stoli për shkak se ka disa kohë që qëndron jashtë fushave. /abcnews.al

REAL-BARCELONA,
FORMACIONET E MUNDSHME

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vázquez, Militão, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius
Barcelona (3-4-3): Ter Stegen; Araujo, De Jong, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Dembélé, Griezmann