Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Mblidhni batanijet dhe rrobat e trasha”, dimër i acartë për ukrainasit, mund të vuajnë ndërprerjet e energjisë deri në mars

schedule13:22 - 22 Nëntor, 2022

schedule 13:22 - 22 Nëntor, 2022

Kreu i operatorit kryesor që furnizon me energji elektrike Ukrainën njoftoi sot se ndërprerjet e energjisë elektrike ka të ngjarë të vazhdojnë të paktën deri në mars të vitit të ardhshëm.

“Unë do të doja që të gjithë ta kuptojnë: ukrainasit ka shumë të ngjarë të jetojnë me ndërprerje të energjisë elektrike të paktën deri në fund të marsit,” tha nëpërmjet një postimi në Facebook Sergej Kovalenko, kreu i ofruesit privat të energjisë YASNO.

Ai u bëri thirrje ukrainasve që të grumbullojnë sa më shumë batanije dhe rroba të ngrohta që të përgatiten për dimrin e gjatë dhe të acartë që i pret.



Gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është dëmtuar nga sulmet ruse, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky../Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!