Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku është vendosur që kryetari i grupit Taulant Balla të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Venecias në datën 11 tetor, ku do të shqyrtohet raporti mbi çështjen e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Mësohet se qëllimi i pjesëmarrjes së kreut të grupit të deputetëve socialistë është mbrojtja e kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta me pretendimin se ka tejkaluar kompetencat me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në mbledhje Taulant Balla u ka kërkuar deputetëve socialistë që të vijojnë të ndjekin problemet në zonat e prekura nga tërmeti.
/abcnews.al


