Sot në Greqi janë shënuar 6590 raste të reja me COVID-19 dhe 58 viktima. Në total janë kryer 434,719 teste dhe pozitiviteti arriti në 1.51%.
Në rritjen e shifrave ka ndikuar padyshim varianti i ri Omicron. Numri i të intubuarve sot në vendin fqinj ka shkuar në 617.
Nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar gjithsej 20350 vdekje. 95.2% kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.
Mosha mesatare e rasteve të reja është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 78 vjeç. Për festat e fundvitit Greqia shtrëngoi masat anti-covid duke mos lejuar asnjë person të futet pa tampon./ Abcnews.al