Mbi 500 lindje në maternitetin e Shkodrës në periudhën e pandemisë, mjeku: Shmangi spitalet

schedule14:04 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:04 - 13 Korrik, 2020

Nga data 9 mars dhe deri më sot në spitalin rajonal të Shkodrës në repartin e obstetri-gjinekologji ka pasur mbi 500 lindje.

Sipas informacioneve që vijnë nga kontrollet që kryhen në këtë spital, ka një rritje të numrit të grave shtatëzanë.

Krahasuar një vit më parë lindjet janë të njëjta.

Edhe pse në maternitetin e Shkodrës nuk kemi asnjë rast me koronavirus, mjekët apelojnë për kujdes.

Senad Halluni, shef i Shërbimit obstetri-gjinekologji këshillon familjarët e pacientëve, por edhe nënave të reja të shmangin spitalet.

“Në spital është mirë të vijnë vetëm personat që e kanë të domosdoshme. Tani nuk është momenti sepse rrezikohen mjekët dhe jeta e nënave bashkë me foshnjen”, tregon ai.

Halluni tregon për masat që janë ndërmarrë në situatën e pandemisë.

“Masat e përgjithshme janë marrë në hyrjet dhe daljet e personave familjarë. Identifikohen personat me temperaturë për të kuptuar se si është situata. Bëjmë matjen e temperaturës së personelit dhe shohim kontaktet që kanë pasur”, u shpreh ai.

Situata pranë këtij reparti duket e qetë edhe pse rastet pozitive me virus nuk kanë munguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!