Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 5 mijë raste të reja dhe 59 viktima nga Covid në Itali

schedule17:16 - 9 Shtator, 2021

schedule 17:16 - 9 Shtator, 2021

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 5,522 raste të reja me Covid, nga 291,468 teste të kryera. Ndërsa një ditë më parë, u shënuan 5923 nga 301,980 teste.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 59 viktima, duke shënuar rënie nga dje, ku u shënuan 69.  Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 129,766

Të  shëruarit në orët e fundit janë 7,122, norma e pozitivitetit  është 1,89%. Sipas të dhënave, 558 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 38. g.v/abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!