Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 40 milionë të prekur dhe 1.1 milionë viktima: Covid-19 “shkund” botën

schedule11:17 - 19 Tetor, 2020

schedule 11:17 - 19 Tetor, 2020

Numri total i personave të infektuar me koronavirus që prej fillimit të Pandemisë përllogaritet të jetë rreth 40 milion.

Të dhënat bëhen publike nga universiteti “Johns Hopkins” dhe i referohet treguesve që publikojnë ministritë e shëndetësisë të shteteve në të gjithë botën.

Sipas këtyre të dhënave, numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruave mbi 27.5 milionë, raporton Rel.



Ekspertët, megjithatë, besojnë se numri i vërtetë i rasteve dhe viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, marrë parasysh mungesën e testimeve dhe raportimin e dobët nga disa vende.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, ai është përhapur në gati 200 vende të botës.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 8.1 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 219,000 viktima.

Në Evropë, Spanja prin me numër të të infektuarve: mbi 936,000, ndërsa Mbretëria e Bashkuar me numër të viktimave: mbi 43,000.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Republika Çeke ka aktualisht shkallën më të rëndë të infektimit në Evropë, me mbi 660 të infektuar në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!