Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 3 mijë të infektuar në Itali dhe 13 viktima nga COVID-19, rriten shtrimet në spitale

schedule20:38 - 17 Korrik, 2021

schedule 20:38 - 17 Korrik, 2021

Italia është mes vendeve që po përballet me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, ndikuar edhe nga varianti Delta. Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 3121 raste të reja me koronavirus nga 244797 testime që janë bërë.

Numri i fataliteteve sot është 13, ndërsa në kujdesin intensiv në spitale janë 162 pacientë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 127864 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shtrimet në spitale po rriten, teksa sot janë regjistruar 23 më shumë se të premten. Aktualisht pozitivë me COVID-19 në Itali janë 43491 qytetarë./ Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!