Mbi 3 mijë raste dhe 140 të vdekur nga koronavirusi në Itali

schedule18:35 - 17 Maj, 2021

schedule 18:35 - 17 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 3,455 raste të reja me koronavirus nga 118,924 testime të kryera për të dyshuar. Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 2.9%, pak më shumë se 2.8% të dielën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në  orët e fundit ka pasur 140 vdekje. Numri në total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 124,296. Të shëruarit sot ishin 9,305. Njësitë e kujdesit intensiv u ulën me 25, ndërsa shtrimet në spital në pavijonet e tjera Covid janë 110 më pak. /abcnews.al