Mbi 23,000 raste të reja dhe 483 viktima nga COVID-19 në Gjermani

schedule09:09 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 09:09 - 5 Dhjetor, 2020

Situata e koronavirusit në Gjermani vijon të jetë shqetësuese.

Autoritetet shëndetësore raportojnë 23,318 raste të tjera me COVID-19.

Instituti Robert Koch gjithashtu bën me dije se 483 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 18, 517.

Nga ana tjetër autoritetet e Koresë së Jugut i bëjnë apel qytetarëve të tregohen vigjilent, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Zyrtari i Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, Lim Sook-Young u shpreh se rastet e koronavirusit janë përhapur , ndërsa shton se qytetarët duhet ë shmangin grumbullimet .

/abcnews.al/