Mbi 22 mijë raste të reja, 339 të vdekur nga koronavirusi në Itali

schedule17:28 - 4 Mars, 2021

schedule 17:28 - 4 Mars, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar 22,865 raste të reja me koronavirus nga 339,635 testime të kryera.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, në 24 orët e fundit janë regjistruar 339 vdekje duke e çuar në 98,974 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njësitë e kujdesit intensiv janë shtuar 64 pacientë, ndërsa 394 njerëz u shtruan në spitalet Covid gjatë orëve të fundit. g.v/abcnews.al