Mbi 21 mijë raste të reja dhe 662 të vdekur nga koronavirusi në Itali

schedule18:40 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 18:40 - 5 Dhjetor, 2020

Edhe ditën e sotme në Itali është shënuar një tjetër shifër e lartë infektimesh. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21.052 raste të reja me koronavirus nga 194.984 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit, 662 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 59,514 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër sot  23,923 të shëruar. Në Lombardi, rajonin më të goditur ka rënie pozitive, shtrime në spital dhe vdekje. Në këtë rajon janë shënuar 111 vdekje, më pak se një ditë më parë, ku u njoftuan 147 viktima. g.v/abcnews.al