Mbi 200 milion doza të administruara në SHBA

schedule08:18 - 17 Prill, 2021

schedule 08:18 - 17 Prill, 2021

Mbi  202 milion doza të vaksinës anti-Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara  nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC raportoi se janë administruar 202,282,923 doza totale, rreth 78% e 258,502,815 doza të dorëzuara.

Rreth 38.5% e popullsisë amerikane – gati 128 milion njerëz  kanë marrë të paktën një dozë , dhe rreth 24% e popullsisë amerikane  gati 81 milion njerëz  është vaksinuar plotësisht./abcnews.al