Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 2 mijë raste të reja dhe 51 viktima nga Covid në Itali

schedule17:45 - 6 Qershor, 2021

schedule 17:45 - 6 Qershor, 2021

Autoritetet italiane kanë raportuar sot 51 viktima dhe 2,275 raste të reja me koronavirus. Në spital u regjistruan të dielën 4.963 pacient duke mos përfshirë ata në kujdes intensiv, nga 5.193 një ditë më parë.

Sipas të dhënave ka 20 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, të pandryshuara nga e shtuna. Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv ra në 774 nga një 788 i mëparshëm.

Që kur filloi pandemia në shkurt, Italia ka regjistruar 126,523 vdekje të lidhura me koronavirus, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe tetë më i larti në botë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!