Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 100,000 mijë raste në 24 orë në SHBA, numri më i lartë i të infektuarve në 6 muaj

schedule12:49 - 5 Gusht, 2021

schedule 12:49 - 5 Gusht, 2021

Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 100,000 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve në 6 muaj. Vendi ka raportuar mbi 94,819 raste në një mesatare prej 7 ditësh, një rritje pesëfish në më pak se një muaj.

Në javët e ardhshme, rastet mund të dyfishohen në 200,000  për shkak të përhapjes së  variantit Delta, paralajmëroi eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci. Varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, përbën 83% të të gjitha rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar  36,176,471 raste dhe 631,299 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!