Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 10 milionë amerikanë janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë

schedule22:20 - 9 Nëntor, 2020

schedule 22:20 - 9 Nëntor, 2020

Më shumë se 10 milion amerikanë rezulton të jenë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. SHBA është vendi i parë në botë që arrin këtë shifër ndërsa 105,927 raste të reja janë konfirmuar vetëm gjatë së dielës.

Që nga e diela, 56,768 persona ndodheshin të shtruar në spital pas marrjes së virusit. Shtrimet në spital janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fundi i shtatorit. Rastet janë rritur në mënyrë më dramatike në Midëest, ndërsa Jugu përbën gati gjysmën e të gjithë infeksioneve në të gjithë vendin.

Disa shtete që po përpiqen të përmbajnë përhapjen e virusit, përfshirë Utah, kanë lëshuar urdhëra për mbajtjen e maskës ndërsa të tjerë po mbyllin ose kufizojnë kapacitetin dhe orët për bare dhe restorante.



Ekspertët po paralajmërojnë që SHBA tani po përballet me valën e tretë të pandemisë, megjithëse, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në  SHBA, Dr Anthony Fauci, thotë se vendi ndodhet ende në valën e tij të parë të zgjatur, dhe se faza e fundit e pandemisë është shumë më pak vdekjeprurëse se vala e parë e pranverës.

Dje, 457 njerëz vdiqën nga virusi. Pavarësisht se viktimat, që arritën në 1.000 pesë ditët e mëparshme, numri mesatar i vdekjeve ditore nuk ka arritur katër shifra që nga gushti, sipas analizës së të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!